Prova të reja për incineratorët/ Kryemadhi në SPAK për gati 3 orë: Të ndalojnë pagesat, kompania është offshore
Monika kryemadhi dëshmoi për 2 orë e 44 minuta në spak në lidhje me aferën e incineratorëve. Duke iu referuar provave të reja të publikuara nga partia e lirisë, ajo tha se pagesat për incineratorin e tiranës duhet të ndalojnë pasi kompania është offshore dhe nuk po kryen procesin për të cilin është kontraktuar. Sipas kryemadhit, mbetjet nuk diferencohen e digjen por janë duke u groposur aty ku vdiq ardit gjoklaj. Deputetja e PL, tha se spak është vënë në lëvizje edhe për akuzaën e evazionit fiskal.
Monika Kryemadhi bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të pagesave që shteti shqiptar vijon të transferojë në llogaritë e kompanisë së incineratorit të tiranës.
“Më e pakta që mund të bëjnë është të ndalojnë pagesat përsa i përket incineratorit të Tiranës. Nuk kemi pse të fillojmë që në ditën e parë të nënshkrimit të kontratës pagesën me 29 euro për ton, ndërkohë që kompania në kontratë ka marrë përsipër investimin e 128 milionë euro”, tha Kryemadhi.
Deputetja e partisë së lirisë, u mor në pyetje në SPAK për më tepër se dy orë e 44 minuta, ndërsa në dalje të prokurorisë, theksoi se kompania offshore vazhdon të përvetësojë fonde nga Buxheti i Shtetit.
“Janë pagesa shumë të mëdha që dalin nga xhepat e qytetarëve shqiptarë për një kompani off-shore që asnjëri nga ne nuk e di ku është dhe çfarë bën. Dhe sot që flasim, ne vazhdojmë të paguajmë para për incineratorin eTiranës. Edhe pse nuk ka një të tillë, edhe pse nuk riciklohen, edhe pse nuk doferencohen mbetjet”, u shpreh Kryemadhi.
Deputetja e Parisë së Lirisë, theksoi se në prokurori ka dorëzuar provat e reja për aferën e incineratorëve.
“Në rastin tim, unë kam kërkuar diferencim, riciklim i cili përsëri nuk ndodh, por vetëm groposet”, u shpreh deputetja e PL-së.
Kryemadhi u shpreh se duhet të jetë prokuroria që do të shpjegojë rolin e gjithësecilit në këtë aferë
“Se cili është roli i Arben Ahmetajt, Ëngjëll Agaçit, i Lefter Kokës, apo i Autoritetit kontraktues, apo i Erjon Veliajt, sigurisht që unë e kam bërë shumë të qartë dhe vazhdoj ta them që qoftë në rastin e incineratorit të Elbasanit, qoftë të Fierit, por edhe i Tiranës, e përsëris sepse ky i Tiranës sot vazhdon që të jetë skenë krimi”, theksoi Kryemadhi.
Duke iu referuar kallëzimit të bërë për këtë çështje në vitin 2021, kryemadhi theksoi se duket se spak është vënë në lëvizje edhe për akuzën e evazionit fiskal.
“U pyeta edhe për akuzën e evazionit fiskal të cilën e kam bërë më 4 korrik, që ka të bëjë me mashtrimin që është bërë jo vetëm me faturat tatimore, por edhe me fshehjen e fitimit”, u shpreh Monika Kryemadhi.
Partia e Lirisë së fundmi ka bërë publike disa investigime në lidhje me aferën e incineratorëve përfshirë edhe vëzhgime në terren me dronë, ku bie në sy groposja e mbetjeve në landfillin e vjetër, pa i përpunuar dhe djegur ato.