Garon në çdo bashki, Partia Agrare Ambientaliste kërkon votën e qytetarëve për këshilltarët e saj bashkiakë
Partia Agrare Ambientaliste ka publikuar spotin e radhës elektoral për 14 majin. Ky subjekt elektoral garon në të gjitha bashkitë e vendit për këshillat bashkiakë.
Partia Agrare Ambientaliste është një parti e qendrës që mbron intersat e sipërmarrësve të ndershëm dhe njerëzve punëtorë.
"Ne aspirojmë një vend të zhvilluar, me bujqësi moderne e mjedis të pastër dhe jetesë cilësore. Shumica e fermerëve sot janë në vështirësi dhe ne do të puunojmë për një pushtet vendor që ti mbështesë ata" thuhet ndër të tjera.
Partia Agrare Ambientaliste kërkon votën e qytetarëve për të patur këshilltarët e saj në këshillat bashkiakë.