Dumani mohon pretendimet e Metës: Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka reaguar përmes zyrës së shtypit të këtij institucioni lidhur me deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili në një intervistë televizive aludoi se ai kishte zhvilluar takime me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal të arrestuar nga drejtësia amerikane.
“Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, të pabaza që bëhen për institucionin që unë drejtoj.
Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve ne mediat shqiptare”, thuhet në reagimin e kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.


