Balla i përgjigjet Berishës: Të denoncojë me emra ose të mbyllë gojën, politika nuk bën prokurorin

Balla i përgjigjet Berishës: Të denoncojë me emra ose

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i është përgjigjur nga foltorja e Kuvendit akuzave të Berishës për atentatin e kryedemokratit të Vaut të Dejës.

Ai tha se Berisha gjithmonë fajëson kryeministrinë për ngjarje të tilla, ndërsa shtoi se ngjarja duhet të zbardhet dhe se politika nuk bën prokurorin.

Balla: Gjithmonë kështu ka bërë. Fajësonte Kryeministrin e asaj kohe të PS. Faktet treguan se ishte komplet një histori tjetër, vetë ky ishte i lidhur dhe e nxori bashkëpunëtorin e tij në pritë. Unë e përgëzoj ministrin e Brendshëm që nuk iu përgjigj, përgjigjen duhet ta japin institucionet. Ngjarja duhet zbardhur.

Nuk e bën politika policin apo prokurorin. E sfidoj Berishën, të shkojë t’i çojë në prokurori emrat që gjoja ka. Ka një nen që e detyron të bëjë kallëzimin. Shkoni bëjeni kallëzimin, ose ndryshe mbylleni gojën se mund të ketë gjëra që s’i dihet.

EMISIONET