Përballja me Vllazninë, Vila për Ora News: Nuk është vendimtare për titullin kampion

Përballja me Vllazninë, Vila për Ora News: Nuk është

Mesfushori i Teutës, Emiliano Vila e konsideron përballjen me Vllazninë si një ndeshje të radhës, ndërsa theksoi se nuk do të jetë përcaktuese në garën për titullin kampion.

Ish-futbollisti i Kombëtares, i ftuar në emisionin "Sport Magazine" në Ora News, moderuar nga gazetari Altin Suçle, analizoi edhe momentin e mirë të bregdetarëve, ndërsa foli edhe për paraqitjet e Lorenco Vilës dhe prishtmëritë që ka ndaj kushëririt të tij.

"Jemi përgatitur maksimalisht. Besoj do të jetë një ndeshje shumë e luftuar. Ne shkojmë në Shkodër për një rezultat pozitiv. Ndeshjet e fundit kemi zhvilluar lojëra të mira dhe në Shkodër do shkojmë me të njëjtin synim", u shpreh Vila.

I pyetur rreth faktit se trajneri i Teutës Edi Martini është shkodran, Vila u shpreh:

"Vllaznia është ekip shumë i fortë dhe është me meritë atje ku është. Martini është shkodran por ne jemi profesionistë. Ai është trajneri i ekipit të Teutës dhe do të japë maksimumin atje ku është".

"Të gjithë ëndërrojmë titullin kampion por jemi akoma shumë herët. Kështu që edhe ndeshja nesër nuk do të ndajë shumë gjëra. Ndeshje e rradhës. Një ndeshje që luan vendi i parë me vendin e dytë. Një ndeshje e luftuar dhe e bukur besoj", u shpreh Emiliano Vila.

Nesër në ora 18:00, në "Loro Boriçi" luhet sfida mes vendit të parë dhe të dytë në kampionat, Vllaznia-Teuta.

Shkodranët numërojnë 26 pikë deri tani, 6 më shumë se "Djemtë e Detit".

/a.r,OraNews

Sport Lajme Ora News Futboll altin sulçe sport magazine emiliaano vila vllaznia-teuta

EMISIONET