Pas Dibrës, Rama i kërkon tërmet edhe në Vlorë/ Gjiknuri: Mezi po pres ta them dhe një herë...

Pas Dibrës, Rama i kërkon tërmet edhe në Vlorë/

Kur jemi futur në zemër të fushatës elektorale dhe kur jemi rreth tre javë nga zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, kryeministri Edi Rama duket se i ka lënë shije të mirë "tërmeti" i Dibrës, ndodhur në zgjedhjet lokale të 2017-ës.

Gjatë një bisede telefonike me drejtuesin politik të PS në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, në 2017 në Dibër, kryeministri e ngacmon teksa e pyet nëse tërmeti do të përsëritet edhe në qytetin bregdetar më 25 Prill.

Bashkëbisedimi në telefon:

Rama: Ça bohet Damian?

Gjiknuri: Po mirë. Ja fushatë. Punë, lëvizje, takime

Rama: Do e bësh tërmet Vlorën apo jo? (Qesh)

Gjiknuri: Kam qejf të bëhet fitorja e duhur dhe ta them edhe një herë atë fjalë tërmet. Atëhere e ka lezetin.

Vendi Edi Rama Lajme Politikë vlore termet damian gjiknuri Aktualitet 25 prill biseda ne telefon

EMISIONET