Paradite Drejtor Kadastre, pasdite te magazina e Kanabisit

Drejtori i Kadastrës në Kurbin, Edmond Stojani është shpallur në kërkim pasi kishte ngritur një laborator për kultivimin e bimëve narkotike me Llampa. Për këtë veprimtari ai bashkëpunonte me një 24-vjeçar tashmë të arrestuar.

Ky laborator i kultivimit të kanabisit i zbuluar brenda një magazine në fshatin Gjorm të Kurbinit ishte ngritur nga drejtori i Kadastrës së Kurbinit, Edmond Stojani i cili tashmë është shpallur person në kërkim nga Policia.

Zyrtari i shtetit bashkëpunonte në këtë veprimtari të paligjshme me 24-vjeçarin Vranicki Hisku, i cili përfundoi në prangat e Policisë gjatë aksionit.

Ata kishin përshtatur katin e dytë të magazinës të marrë me qira duke ngritur një laborator të mirëfilltë të kultivimit të kanabisit me llamba me ngrohje siç tregojnë edhe këto pamje.

Aty kishin nisur kultivimin e 205 bimëve kanabisi sativa në vazo.

Gjatë kontrollit  u konstatua një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Ndërsa në banesën e 24-vjeçarit të arrestuar policia gjeti një pushkë me dylbi të montuar.

Të ashtuquajturat shtëpi bari, po konfirmohen si trendi i ri i kultivimit të bimëve narkotike këtë vit zgjedhor në Shqipëri.

Në fillim të marsit një rast u zbulua në Vorë, dhe një tjetër u zbulua në Lushnje çka tregoi për ndryshimin e strategjisë së kultivimit të kanabisit nga malet në mes të zonave të banuara.

Lexo edhe: E kishin kthyer magazinën në “fabrikë kanabisi”, një i arrestuar. Në kërkim drejtori i Kadastrës Kurbin

Edmond Stojani

EMISIONET