KLSH tryeza diskutimi për draft-amendimet e ligjit organik

Funksioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit do të rregullohet nga një ligj i ri. Në thelb, amendimet i referohen ndryshimeve ligjore dhe afrimi i tyre me ligjet e BE, përcaktim të saktë të funskionit të këtij institucioni dhe në sektorin e financave si dhe pavarësia ndaj institucioneve të tjera. Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, tha se drafi sjell risi në këtë institucion.Robert Xhelis, drejtor në drejtorinë e përgjithshme të buxhetit tha se shumë qytetarë i kanë sytë nga KLSH, ka mjaft probleme komplekse të cilat kërkojnë zgjidhje. Ka mjaft raste korruptive, ku kërkohet ndërhyrje dhe në mes të gjithë këtyre janë lekët e taksapaguesve shqiptarë."Shumë shqipëtarë presin zgjidhje nga institucionet shetërore. Disa nga probleme nuk janë të thjeshta dhe ky ligj mbi të gjitha kërkon të luftojë korrupsionin. Në këto amendime synohet të mbrohen paratë e taksapaguesve dhe në anën tjetër përjegjësitë mbi funskionimin dhe auditimin do të jenë të drejtuesit të institucionit"u shpreh Xhelis.Ky draft po shqyrtohet nga juristë dhe grupet e interesit për të parë se cfarë mund të përmirësohet më tej në këtë projekligj.