Ambasadori suedez vizitë në Fier, njihet me problematikën për qarkun

Çështja e Qarkut të Fierit  i ka  kapërcyer tashmë kufijtë e bisedimeve lokale e kombëtare , për t'u zhevndosur në fokusin dhe vëmendjen e  diplomacisë së huaj në vendin tonë.Pas ambasadorit amerikan, një tjetër interesim në bazë për çështjet e qarkut vjen nga Suedia. Ambasadori suedez në vendin tonë, Patrik Svensson ka zhvilluar nje takim në Bashkinë Fier ku kërkoi të dijë për çështjet e qarkun dhe ngërçin e krijuar aty.Integrimi në BE sipas diplomatit është i rëndësishëm për Shqipërinë dhe duke qenë se Suedia është pro këtij hapi, është edhe e interesuar të dijë për problemet që sjellin ngadalësimin e përbushjes së kritereve të vendosura.Gjatë takimit, tre nënkryetarët e bashkisë Fier, Flamur Mato, Haxhi Kalluci dhe Florjan Muçaj, kanë çmuar  kontributin e qeverisë suedeze për procesin e  intergimit të Shqipërisë dhe pasi kanë dhënë informacione për kronologjinë e qarkut i kanë prezantuar përfaqësueist suedez edhe disa projekte  të  qeverisjes vendore , pra Bashkisë Fier, çka përben  edhe një tjetër interes të trupit diplomatik.