KE: Keqardhje për Lirak Bejkon, çështja të zgjidhet përmes dialogut

Komisioni Evropian ka shprehur keqardhje për vdekjen e Lirak Bejkos, ish të përndjekurit politik i cili ndërroi jetë ditën e premte në një spital në Itali.Zëdhënësi i Komisionit Evropian ka kërkuar që çështja e ish të përndjekurve politikë në Shqipëri të zgjidhet përmes dialogut.“Ripërsërisim se është tepër e rëndësishme që të dekurarojmë aktet e tilla si vetëdjegia përmes një dialogu në mes të autoriteteve dhe shoqërisë civile, në mënyrë që të adresohen dhe zgjidhen çështjet e ngritura nga ish të përndjekurit politikë dhe kjo duhet të ndodhë në kuadër të legjislacionevee të vendit, duke i resepktuar ato”, u shpreh Peter Stano.47-vjeçari Lirak Bejko i vuri zjarrin vetes në shenjë proteste ndaj moszbatimit të kërkesave për dëmshpërblim të ditëve të kaluara në burg.Ai u dërgua në një spital në Itali pasi kishte djegie në 50 përqind të trupit por ndërroi jetë ditën e djeshme.Ndërkohë ceremonia mortore si dhe homazhet për nder të tij do të zhvillohen ditën e mërkurë.