Hoffman-Panariti:Vendimi përfundimtar për TAP-in në 2013-ën
Në 3 mujorin e parë të vitit 2013, konsorciumi i Shah Deniz pritet të marrë një vendim përfundimtar për përzgjedhjen midis gazsjellësve TAP dhe Nabucco. Kështu është shprehur Drejtori i Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë i TAP-it Michael Hoffman gjatë një takimi me ministrin e jashtëm Edmond Panariti.Ai gjithashtu theksoi se duhet të përshpejtohen hapat për nënshkrimin e marrëveshjes teknike, midis 3 vendeve të interesuara brenda këtij viti.Gjithashtu Hoffman falenderoi qeverinë shqiptare për ndihmën dhe mbështetjen e plotë që po i jep këtij projekti.Ministri Panariti theksoi edhe një herë rëndësinë stategjike që ka projekti TAP, jo vetëm për sigurinë energjetike të 3 vendeve të interesuara, por për mbarë rajonin dhe Evropën.Ai shprehu gatishmërinë e Qeverisë dhe institucioneve përkatëse shqiptare, për të kryer të gjitha hapat e nevojshme që ky projekt madhor të finalizohet me sukses.