Vlorë, arrestohen 4 të kërkuar për vepra të ndryshme penale

Policia e Vlorës ka arrestuar 4 persona të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 24-vjeçari Erges Habilaj i cili ishte i dënuar me 15 muaj burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë plagosjen e një personi.Gjithashtu policia ka arrestuar edhe dy të kërkuar për vjedhje të cilët janë shtetasit Pirro Allkja dhe 19-vjeçari Ledion Baku.Ndërkohë policia ka arrestuar edhe shtetasin Ledio Hatellari i cili është dënuar për mosbindje ndaj urdhrit të policisë.