Topi: Politika të vendosë Shqipërinë para interesave personale
Ish kreu i shtetit Bamir Topi ka pranuar se mazhoranca i ka bërë presion për emërimet në gjyqësor dhe zgjedhjet në krye të SHISH, duke i kujtuar se në krye të presidencës u zgjodh falë votave të demokratëve.Gjatë një leksioni të hapur në UET, kreu aktual i FRD-së tha se kishte zgjedhur që në detyrën e tij të ishte mbi palët, dhe në përmbushje të këtij misioni zgjodhi të humbiste pushtet për hir të shtetit ligjor.Në kohën kur PD e PS kanë nisur betejën e festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë, duke u ndarë mes Vlorës e Tiranës kreu i shtetit tha se në këtë vit jubliar politika po tenton të ndajë edhe njerëzit.“Në këtë situatë të 100-vjetorit të pavarësisë ne kemi edhe një lloj sjellje të politikës që nuk i shkon jo vetëm situatës ku ndodhet Shqipëria por edhe në atë aspiratë për tu anëtarësuar në BE. Nuk është krenar askush nëse për arsye të politikës, për arsye sipërfaqësore tentojmë t`i largohemi momenteve të rëndësishme të historisë për shkak edhe të mosmarrëveshjeve në politikë” shtoi Topi.Ish kreu i shtetit kritikoi ashpër dy forcat e mëdha politike, të cilat sipas tij po dëshmojnë se janë të fundit që duan integrimin e Shqipërisë, duke mbetur peng i interesave politike.