Basha: Bashkëpunim mes dy pushteteve për vjeljen e taksave

Kryetari i bashkisë së Tiranës ka propozuar një formulë të re për mbledhjen e taksave në kryeqytet, praktikë që mund të ndiqet edhe në qytetet e tjera.Në këtë propozim përfshihen 3 kushtet sipas të cilave taksa të mblidhen nga administrata qëndrore tatimore, të mos ketë barre fiskale apo administrative per biznesin si dhe formulë te mirpercaktuar te bashkëndarjes se taksa duke perfshirë dhe taksa te tjera.Në këtë sitem të ri të mbledhjes së taksave që pritet të aplikohet në janar të këtij viti, Basha tha se ka mbeshtetjen e qeverisë.“Sistemi i ri të mos sjellë barrë fiskale apo administrative për biznesin. Formulë të mirëpërcaktuar të bashkëndarjes së taksave duke përfshirë dhe taksa të tjera Duhet bashkëpunim mes pushtetit vendor dhe atij qëndror që administrata tatimore të përqëndrohet tek prioritetet e tjera” tha Basha.Në mundësine e uljes së taksave deri në nivelin 30%, Basha tha cdo kryebashkiak ka pasur dhe ka ne dore te ule deri ne 30% taksat vendore dhe se ky parim ka ekzituar edhe më heret, por asnjëhere nuk është zbatuar nga administrata e mëparshme socialiste në Bashki.Në debatin tashmë të nisur për taksat duke përfshirë PS dhe Ministrinë e Financave, Basha tha se ka kohë për fushatë, por kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve për implementimin e sistemit të ri.Basha teksa bëri një përmbledhje të punës së tij tha se janë hequr dhe reduktuar 60 taksa dhe tarifa, janë hapur 6880 vende te reja pune dhe 1500 biznese te reja me shume se viti paraardhës.