PS:Sistemi energjitik në kolaps, shqiptarët po mbifaturohen

Deputeti i PS-së Arben Ahmetaj ka vijuar sërish me denoncimet për mbifaturimet e energjisë elektrike.Në një konferencë për shtyp, deputeti Ahmetaj pa paraqitur një grafik  që sipas tij tregon mbifaturimet që u bëhen qytetarëve në të gjithë vendin.“ Sot do të vazhdojmë ti tregojmë shqiptarëve se çfarë po ndodhë me faturat e energjisë dhe mbifaturimin që po u bëhet konsumtaroëve.  Kjo nuk është diçka e re pasi në 2-3 vitet e fundit opozita ka treguar se konsumatori shqiptar është i mbifaturuar. Mbifaturimi është  15 përqind më shumë dhe  60 milionë dollarë u merren shqiptarëve nga mbifaturimet” deklaroi Ahmetaj.Gjithashtu, deputeti Ahmetaj  ka akuzuar qeverinë që sipas tij e ka çuar në kolaps sistemin energjitik në Shqipëri.“Qeveria nuk ka bërë asnjë madje ERE nuk ka monitoruar as vendimin e vetë për heqjen e faturimit afrofe i cili është një mbifaturim tjetër që i bëhet konsumatorit shqiptar. Qeveria është fajtore që sot sistemi energjitik është në kolaps dhe është një piramidë e re prej 1.2 miliard dollarë në kurriz të shqiptarëve. Sot shqiptarët paguajnë më shumë se në vitin 2005” shtoi Ahmetaj.