Qeverisja dhe politikat tona pro shtresës së mesme

Midis temave kryesore të debatit të sotëm politik global, si në zgjedhjet presidenciale amerikane , por edhe në fushatat politike, në këto dy vitet e fundit në vendet e Bashkimit Europian janë shtjelluar çështje të rëndësishme të politikave ekonomike dhe sociale, si p.sh. “rritja ekonomike dhe cilësia e saj”, “politikat shpërndarëse pro fuqizimit ekonomik të shtresës së mesme”, si dhe “politikat për rritjen e punësimit dhe uljen e papunësisë”.Ndër këto, politikat ekonomike dhe sociale që kanë lidhje me çështjet që prekin “shtresën e mesme” të popullatës, janë bërë kryefjalë e debatit politik në kontekstin e krizës globale ekonomike dhe financiare. Thuajse të gjithë ekonomistet sot bien dakord se fenomeni i ashtuquajtur “tkurrje e klasës së mesme”, i vërejtur në këto vite veçanërisht në SHBA dhe në disa vende të zhvilluara të BE-së dhe OECD-së, cilësohet në terma afatgjatë, si faktori më i dëmshëm për rritjen ekonomike të një vendi dhe stabilitetin social të tij, për sigurimin e një zhvillimi të qëndrueshëm, por në të njëjtën kohë edhe faktori më kompleks për të marrë një zgjidhje përfundimtare.  Rritja ekonomike, punësimi, si dhe “shtresa e mesme” e popullatës janë çështje që ndikojnë respektivisht te njëra-tjetra. Rritja e qëndrueshme ekonomike dhe politikat e suksesshme të punësimit kontribuojnë gradualisht në formësimin dhe konsolidimin e shtresës së mesme të popullatës. Kjo e fundit, pasi arrin në një masë kritike të domosdoshme, kontribuon në stabilitetin social dhe ekonomik të vendit, në rritjen e mëtejshme ekonomike të tij nëpërmjet angazhimit të burimeve njerëzore që mbart, në përqafimin dhe rrezatimin e vlerave të larta njerëzore, dhe më tej, në një stabilitet dhe konsolidim të mëtejshëm të tesutit social.Ndërsa për të vlerësuar rritjen ekonomike apo një politikë të suksesshme të punësimit, mjafton të konsiderosh statistikat që flasin për to, është disi më vështirë të përkufizosh ekonomikisht konceptin e “shtresës së mesme” të popullatës. Sidoqoftë, edhe pse mund të ketë një larmi të gjerë të përkufizimit të “shtresës së mesme”, të gjitha të dhënat e sotme tregojnë qartazi se ekzistenca e klasës së mesme dhe zgjerimi i saj janë thelbësore për rritjen ekonomike të qëndrueshme të një vendi. Shumica e ekonomistëve sot e përkufizon këtë shtresë duke u nisur nga niveli i të ardhurave personale, por sigurisht, nuk mungojnë përkufizimet të cilat marrin parasysh edhe treguesit për nivelin dhe cilësinë e edukimit, disponibiliteti financiar dhe aksesi në shërbimin shëndetësor.Përkufizimi për shtresën e mesme në ShqipëriNë këtë analizë, me qëllim parësor vlerësimin e indikatorëve ekonomikë, do t‘i referohem shtresës së mesme si “… ata individë, të ndarë respektivisht sipas kategorive përkatëse, të cilët realizojnë të ardhura të mesme të larta, përkundrejt të ardhurave mesatare të popullatës”.Në rastin e Shqipërisë, të dhënat zyrtare për vitin 2012 tregojnë se paga minimale mujore është 21 mijë lekë; paga mesatare e sektorit privat është 46 mijë lekë në muaj dhe ajo e sektorit publik është 43 mijë lekë në muaj; një pagë mujore 100 mijë lekëshe konsiderohet relativisht e lartë në këtë kontekst.Pa bërë ndonjë gabim statistikor, mund të konsiderojmë se individët me të ardhura nga 40 mijë deri në 80 mijë lekë në muaj kategorizohen normalisht si individë “me të ardhura të mesme të larta”, që i përkasin dhe përfaqësojnë shtresën e mesme të popullatës.Sipas të dhënave të INSTAT, të grumbulluara nga Anketimi i Forcave të Punës (viti 2009), përsa i përket sektorit privat, anketimi tregon se në vitin 2009: 26% e të punësuarve gjenden në kategorinë nga 30 mijë lekë deri në 80 mijë lekë pagë mujore, dhe se 2% e të punësuarve marrin më shumë se 80 mijë lekë në muaj. Për arsye të mungesës së ndarjes më të imët të statistikave, e kemi të pamundur të vlerësojmë përqindjen e individëve në kategorinë “40 mijë plus”.Po sipas INSTAT, nga të dhënat administrative del se: 31% e të punësuarve në sektorin publik kategorizohen në intervalin nga 30 mijë deri në 40 mijë lekë pagë mujore; 30% e punonjësve kategorizohen në intervalin e pagës mujore nga 40 mijë lekë deri në 60 mijë lekë në muaj; dhe se 11% e punonjësve marrin më shumë se 60 mijë lekë në muaj.Pra, minimalisht 43% e të punësuarve në sektorin publik e privat kategorizohen si individë me të ardhura të mesme të larta. Sidoqoftë, në analizën tonë do të ndalemi kryesisht në politikat e ndjekura për pagesat në sektorin publik.Rritja ekonomike dhe rishpërndarja e saj në periudhën 2005-2012Ekziston një korrelacion pozitiv ndërmjet rritjes ekonomike të një vendi dhe pagës mesatare. Si rregull, rritja e PBB së një vendi është gjithmonë me e madhe ose disa herë më e madhe sesa rritja e pagës mesatare të individit. Kur realizohet një rritje ekonomike, ajo tenton të përkthehet në të ardhura (pagesa) më të larta për individët, por shumë rrallë në raportin 1:1. Kjo sepse jo çdo rritje e PBB transmetohet automatikisht në një rritje të njëjtë të pagës mesatare. Këtu ndërhyjnë përgjithësisht dy faktorë kryesorë: rritja e produktivitetit të punës dhe politikat e shpërndarjes që aplikohen. P.sh., përsa u përket SHBA-ve, në periudhën 1970-2010, PBB është dyfishuar, pra është rritur me afro 100%, ndërsa paga mesatare reale (e zhveshur nga efekti inflacionar) është rritur për të njëjtën periudhë me afro 25%. Pra, këtu raporti është 4:1, për çdo 4 njësi të rritjes ekonomike, është rritur me 1 njësi paga mesatare.Në vendet e Bashkimit Europian, në periudhën 2005-2011, PBB është rritur mesatarisht me 7,5%. Kjo rritje e ekonomisë është “përkthyer” ne një rritje reale të pagës mesatare me 5,5%. Në vendet e Eurozonës, po në të njëjtën periudhë, PBB është rritur me 8,2%, dhe kjo rritje është shoqëruar me një rritje reale të pagës mesatare me 5,8%.Në Poloni, në periudhën 2006-2001, PBB u rrit me 35%, ndërsa paga mesatare u rrit me vetëm 5,4%; në Lituani, në periudhën 2005-2011, PBB u rrit me 12,3%, ndërsa paga mesatare e sektorit publik u zvogëlua me 20%.Rasti i veçantë i ShqipërisëNë Shqipëri, në intervalin kohor 2006-2012, PBB është rritur me afro 33%, ndërsa po në të njëjtin interval kohor, paga mesatare për sektorin publik është rritur nga 19 mijë lekë në muaj për vitin 2005, në 44 mijë lekë në muaj në vitin 2012; për sektorin privat, nga 26 mijë lekë në muaj në vitin 2005, u rrit në 47 mijë lekë në muaj për vitin 2012. Pra, mund të themi se për intervalin 2006-2012 kemi një rritje mesatare afro 100% të pagës mesatare në muaj, për një rritje të PBB me afro 30%. Në qoftë se do të zhveshim këtë rritje nga efekti inflacionar i akumuluar, që është rreth 20%, kemi një rritje reale të pagave me afro 80%. Siç shikohet pra, në rastin e Shqipërisë, raporti rritje ekonomike versus rritje page, është invers krahasuar me rastet e mësipërme: për çdo rritje me një njësi të PBB, pagat mesatare janë rritur me 2,6 njësi!  Përveç statistikës së mësipërme, rasti i Shqipërisë është një rast i veçantë për katër arsye: së pari, sepse për periudhën 2006-2012, rritja e pagës mesatare është mjaft më e lartë sesa rritja e PBB; së dyti, sepse rritja e pagave e sektorit privat është rritur thuajse me të njëjtin ritëm si të atij publik. Së treti, niveli i papunësisë në Shqipëri ka mbetur thuajse konstant, ndërsa në vendet e Eurozonës papunësia është rritur me 50%, nga 7,5% në 10,5% në vitin 2012. Së fundmi, në Shqipëri, raporti i pagave të ulëta me pagat e larta është përgjysmuar. Në vitin 2005, ky raport ishte 1:9,2; në vitin 2012 ky raport është 1:4,6.Disa përfundimeKëto shifra na sjellin në këto përfundime të rëndësishme për politikat e ndjekura nga qeveria shqiptare në vitet 2006-2012, për sigurimin e rritjes ekonomike dhe eficiencën e shpërndarjes së kësaj rritjeje tek individët:a. Megjithëse në periudhën 2006-2012 rritja e PBB ka qenë afërsisht 33%, qeveria shqiptare me agresivitet ka rritur me 100% pagën mesatare të individit (80% pagën reale mesatare), duke kontribuar në krijimin e më pas në zgjerimin e një shtrese të mesme të qëndrueshme, me afro 41% të punonjësve publikë të kategorizuar nën këtë kategori.b. Edhe pse rritja e pagës reale mesatare është mjaft e lartë, ajo nuk është bërë në kurriz të konkurrueshmërisë së vendit! Statistikat tregojnë se kjo rritje e pagave është thuajse identike me rritjen reale të pagave nga ana e sektorit privat. Në mbështetje të këtij argumenti, duhet të përmendim se në Raportin e Konkurrueshmërisë Globale 2013, Shqipëria renditet e 17-ta në botë për sa i përket kategorisë “paga dhe produktivitet”.c. Është ngushtuar me afërsisht 50% hendeku midis pagave të ulëta dhe të larta në administratë, një politikë kjo që synon qartësisht uljen e pabarazisë sociale: sipas INSTAT, paga e Kryeministrit në raport me pagën mesatare të një arsimtari shkon në raportin 1 me 4.5, nga 1 me 8.6 që ishte në vitin 2005; paga mesatare e një infermieri në raport me pagën e ministrit është 1 me 4.9, nga 1 me 10 që ka qenë në vitin 2005 dhe paga mesatare e administratës publike, në raport me pagën e Kryeministrit, nga 1 me 7.1 në vitin 2005, ka zbritur në 1 me 4.6, pas rritjes më të fundit të pagave.d. Po gjatë kësaj periudhe është dyfishuar pensioni mesatar dhe ndihma sociale për nevojtarët.Në fund të këtij shkrimi, duke u bazuar në përfundimet e mësipërme, mund të konkludojmë se politikat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në vitet 2006-2012 kanë kontribuar thelbësisht në rritjen dhe konsolidimin e ndjeshëm të shtresës së mesme, si dhe në reduktimin drastik të varfërisë.Në këtë shkrim nuk u ndala në politikat fiskale të qeverisë, sepse besoj do të jenë subjekt i një shkrimi të ardhshëm. Por një gjë duhet kuptuar qartë: implementimi i një sistemi të taksimit progresiv mbi të ardhurat personale, veçanërisht kur baza e sotme e taksimit është 10% (më e ulëta në botë) do të sillte rritjen e ndjeshme të ngarkesës fiskale për shtresën e mesme, si dhe do të reduktonte si efekt “domino” efektivitetin e politikave të kësaj qeverie për konsolidimin e kësaj shtrese dhe sigurimin e rritjes afatgjatë dhe të qëndrueshme ekonomike.Ne duhet dhe do të vazhdojmë me politikat tona agresive të rritjes së pagave dhe pensioneve, duke mbajtur të pandryshueshëm shkallën e tatimit mbi të ardhurat personale dhe korporative, si një kontribut i drejtpërdrejtë për fuqizimin e shtresës së mesme dhe si garancia më e mirë për vendin, për një zhvillimi social dhe ekonomik afatgjatë.Burimi