Durrës, makina përplas rëndë kalimtarin

Një aksident me pasojë plagosjen e një kalimtari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit bregdetar, në zonën pranë stacionittë trenit ku një automjet pa përplasur rëndë një kalimtar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal ku po merr edhe ndihmën mjekësore.Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës që shkaktoi aksidentin rrugor ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.