Plagosje me Kuçovë, babë e bir qëllojnë me thikë bashkëfshatarin

Një 37 vjeçar nga një fshat i rrethit të Kuçovës mbeti i plagosur mesditën e sotme, pasi u qëllua me thika nga dy bashkfshatarët e tij, të cilët janë shpallur në kërkim.Bashkim Gërxhi, 37 vjeç, banor i fshatit Perondi në rrethin e Kuçovës mesditën e sotme ka qënë në qendër të komunës në kohën që është sulmuar nga dy bashkfshatarët e tij, të cilët mësohet se e kanë qëlluar me mjete të mprehta, thika.Burime nga Reparti i Kirurgjisë në spitalin e qytetit të Beratit bëjnë me dije se mesditën e sotme mbërriti i plagosur 37 vjeçari, Gërxhi.I plagosuri mësohet se ka mbërritur me disa plagë në trup, shkaktuar me mjete të mprehta, ndërkohë që i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet nën terapi intensive. Drejt vendit të ngjarjes mësohet se mbërritën më pas ekspertë të policisë, të cilët nisën hetimet në lidhje me ngjarjen.Nga hetimet e para mësohet se 37 vjeçari, fermer i njohur në zonë është grindur me dy bashkfshatarët e tij, babë e bir, të cilët mësohet se e kanë qëlluar me thika dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.Policia e Beratit ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që autorët janë idenifikuar, por emrat e tyre nuk bëhen të ditur për shkak të hetimeve, ndërkohë që ende nuk dihen motivet që shkaktuan plagosjen e 37 vjeçarit.