Imami: Do vijojnë me privatizimet e pronave

Ministria e mbrojtjes do të vazhdojë të privatizojë konform ligjeve të vendit çdo pronë të saj,e cila nuk është më e nevojshme për ushtrinë shqiptare.Kështu u shpreh ministri Arben Imami gjatë mbledhjes së bordit të demilitarizmit,ku synohet që mesi i vitit të ardhshëm të shenojë dhe perfundimin e procesit të demontimit.Në kuadër të demontimit ministria e mbrojtjes analizoi ecurinë e procesit gjatë muajit tetor dhe periudhën 10-mujore. Gjithashtu Zv. ministri Ekrem Spahia përcaktoi edhe detyrat për dy mujorin e fundit të këtij viti.Në total nga viti 2009 e deri më tani janë demilitarizuar dhe eksportuar 74 mijë e 849 ton municione plasësë ,ku kanë mbetur pa u demuntuar edhe 17 mijë e 782 tonë.