Amnistia për 100-vjetorin, komisioni i ligjeve miraton nismën
Dhjetë përqind e të dënuarëve të cilët vuajnë dënimin e tyre në burgjet shqiptare do të përfitojnë nga amnisntia me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.Në projektin e paraqitur nga qeveria në komisionin e ligjeve parashikohet që të përfitojnë ata persona të dënuar me burgim deri në 2 vjet, ata të cilët janë të dënuar me gjobë, ata të cilët me datën 28 nëntor u ka mbetur pa vuajtur dënimi deri në 1 vit, ndërsa parashikohet ulje dënimi për kategori të veçanta të veprave penale që nuk përbëjnë rrezikshmëri.Drejtoresha e kodifikimt në ministrinë e drejtësisë Marsida Xhaferllarit ka deklaruar se nisma për amnisti për 100-vjetorin e pavrësisë është për humanizëm dhe për përmirësimin e kushteve të të dënuareve.Sipas Xhaferllarit nisma për amnistinë për të dënuarit është hartuar me konsensus nga Prokuroria, Drejtoria e burgjeve, Ministria e Mbrojtjes dhe e Drejtësisë dhe në përputhje me standardet e kërkuara. Por Xhaferllari theksoi se për këtë nisëm nuk kanë dhënë konsensusin e tyre shoqatat e avokatëve dhe të të burgosurve.Pas diskutimeve të gjata në komisionin e ligjeve palët kanë miratuar unanimisht në parim dhe nen për nen amnistinë për të burgosurit ndërsa ministria e drejtësisë do të risjellë të shqyrtuar afatet përfundimtare të hyrjes në fuqi të këtij vendimi.Ndërkaq opozita në komisison ka kërkuar që të përjashtohen nga amnistia të gjithë ata persona të cilët janë në hetim ose vuajnë dënimin për sa i përket proceseve zgjedhore.Duke qenë se mbledhja u drejtua nga nënkryetari socialist i komisionit Fatmir Xhafa, deputeti demokrat Fatos Hoxha ka ftuar opzoitën që të vijojë të drejtojë këtë komision deri në miratimin e ligjeve të cilësuar të kërkuara nga BE-ja.