Policia e shtetit: 170 persona të arrestuar gjatë muajit tetor

Policia e Shtetit në sajë të operacionive të ndërmarra gjatë muajit tetor 2012, ka bërë të mundur arrestimin e 170 personave të kërkuar për vepra të ndryshme penale.Në një deklaratë të policisë së shtetit thuhet se 103 persona janë arrestuar  për kryerje të krimeve në fushën penale ndaj jetës, personit dhe pronës.Ja personat e arrestuar sipas policisë:4 persona të cilët ishin shpallur në kërkim nga policia për kryerjen e krimit të vrasjes41 persona  që kërkoheshin nga policia për kryerje të krimeve kundër personit58 persona  të cilët ishin të shpallur në kërkim për kryerje të krimeve ndaj pronës.Për kryerje të krimeve në fushën e krimit të organizuar dhe krimeve ekonomiko-financiare , u bë i mund finalizimi me sukses i operacioneve policore për kapjen e 20 personave, nga të cilët:9 persona të kërkuar për kryerjen e krimeve në fushën e drogës,5 persona të kërkuar për kryerjen e krimeve në fushën e trafiqeve të paligjshme,si dhe 6 persona të kërkuar për kryerjen e krimeve në fushën e  krimeve ekonomiko-financiare.Ndërkohë që për kryerje të krimeve të tjera, nga strukturat policore u bë i mundur  finalizimi me sukses i operacioneve policore për kapjen e:46 personave të shpallur në kërkim.Gjithashtu gjatë këtij muaji është bërë i mundur edhe finalizimi me sukses i operacionit policor për kapjen e një personi të larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit.Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë me të njëjtin intensitet punën policore, me qëllim vënien para drejtësisë të personave të akuzuar për kryerje të veprave penale.