Haxhinasto: Partneritet për një rritje të qëndrueshme

Ministri i Ekonomisë  Edmond Haxhinasto kërkoi bashkëpunimin e të gjithë aktorëve dhe faktorëve për të siguruar një rritje ekonomike të qëndrueshme.Duke folur në tryezën  "Ide të reja për sipërmarrje të reja”, Haxhinasto  kërkoi gjithashtu nga biznesi të financojë kërkimin shkencor.“Duhet partneritet biznes-botë akademike-qeveri si mjet për të siguruar rritje ekonomike të qëndrueshme.  Zhvillimi ekonomik do të kontribuojë më shumë për sistemin arsimor” tha Haxhinasto