Nis ceremonia mortore për Bejkon, Tufa: Dera është e hapur për të gjithë
Ka mbërritur në atdhe trupi i pajetë i Lirak Bejkos, ish të përndjekurit politik i cili ndërroi jetën ditën e premte në një spital në Itali pasi u vetëdogj në ditën e 19-të të grevës së urisë.Trupi i pajetë i 47-vjeçarit është nisur mbrëmë nga Italia dhe ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit dhe më pas është transportuar në familjen e tij në Tiranë.Kreu i shoqatës së ish të përndjekurve, Skënder Tufa ka deklaruar në një prononcim për mediat se homazhet për nder të Lirak Bejkos do të zhvillohen për dy orë në institutin e ish të përndjekurve politik në Tiranë.Ceremonia mortore sapo ka filluar dhe nesër nga ora 11:00 deri në 13:00 do të zhvillohen homazhet në institutin e ish të përndjekurve politik. Çdo qytetar që e ndihen, trupat diplomatikë janë të njoftuar për të marrë pjesë në homazhe dhe për të nderuar këtë martir të demokracisë” tha Tufa.Tafa I është përgjigjur edhe deklaratave të kreut të Institutit të ish të përndjekurve politik Simon Miraka se në homazhe përveç Presidentit të mos jetë asnjë kryetar partie.Homazhet janë tonat. Ne jemi për të zbatuar çdo ligj shqiptar. Shqiptarët kanë një kanun dhe për ne dera është e hapur për të gjithë. Nuk vendos asnjë por familjsrët e tij. Është një komision i homazheve dhe dje është kontaktuar policia dhe është marrë edhe leja” shtoi Tufa.Ndërsa përfaqësuesja e PS-së Keti Bazhdari pasi vlerësoi figurën e ish të përndjekurit Lira Bejko theskoi se përfaqësuesit e PS-së do të jenë të pranishëm në homazhet që do të zhvillohen nesër për nder të tij.“Lirak Bejko është një dëshmor i vërtetë i demokracië. Ai ishte një djalë vital që la gjithë punët e tij dhe u bë pjesë e kauzës sonë dhe ai e mertion të jetë hero. Përfaqësuesi e PS-së do të jenë në homazhe dhe po kështu duhet të bëhen pjesë e tyre edhe të gjithë ata që nuk kanë hedhur vrerë. Këto homazhe janë të hapura për të gjithë. Askush nuk mund të ndalojë askënd për të nderuar atë” tha Bazhdari pas daljes nga shtëpia e 47-vjeçarit Bejko ku po zhvillohet edhe ceremonia mortore.Lirak Bejko u vetëdogj gjatë grevës së ish-të burgosurve politikë që për 1 muaj përmes kësaj proteste ekstreme kërkuan përfitimin e dëmshpërblimit për vitet e kaluara në burg gjatë kohës së diktaturës. Bejko u dërgua në Itali për kurim pasi djegiet ishin mbi 50% të trupit por ai humbi jetën në spital javën e kaluar.