Azilkërkuesit, vijon punimet ministeriali i ministrave të Ballkanit
Vijon ditën e dytë të punimeve ministeriali i ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë së Ballkanit ku do të diskutohet problemi i azilkërkuesve të rremë dhe çështja e vizave në zonën Shengen.Në ditën e parë të punimeve komisionerja e Bashkimit Europian për sigurinë, Cecilia Malmstrom u ka kërkuar vendeve të Ballkanit të luftojnë ashpër kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.Sipas komisioneres Malstrom është e nevojshme që të ketë dënime kundrejt këtij fenomeni.“Vijëmësia e angazhimit është me rëndësi në luftën kundër krimit të organizuar duke përfshirë edhe hetimet financiare. Përpjekje duhet tek sekuestrimi i aseteve kriminale. Korrupsioni është mjaft i përhapur dhe lejon infiltrimin e grupeve kriminale në sektorin publik. Duhet të ketë dënime në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. BE do japë ndihme”, theksoi Malstrom.Ndërkohë edhe Kryeministri shqiptar Sali Berisha deklaroi se do të merren masa më të ashpra ndaj të gjithë atyre personave që shkelin rregullat mbi liberalizimin e vizave.Ministeriali nën drejtimin e Qipros u mblodh si rezultat i konkluzioneve të Këshillit të Ministrave të Brendshëm të BE-së, në datën 25 tetor, në Luksemburg ku u diskutua për pezullimin të përkohshëm të qarkullimit pa viza për shtetasit e vendeve të Ballkanit në hapësirën Shengen për shkak të abuzimit të personave azilkërkues.