Mbërrin në atdhe trupi i pajetë i Lirak Bejkos

Mbërrin në atdhe trupi i pajetë i Lirak Bejkos, ish të përndjekurit politik i cili ndërroi jetën ditën e premte në një spital në Itali pasi u vetëdogj në ditën e 19-të të grevës së urisë.Trupi i pajetë i 47-vjeçarit  është nisur mbrëmë nga Italia dhe ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit dhe më pas është transportuar në familjen e tij në Tiranë.Ndërkohë pritet që nesër për nder të tij të zhvillohen homazhe në institutin e ish të përndjekurve politik në Tiranë.Instituti i ish të përndjekurve i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së ish të përndjekurve pjesëmarrës në grevën në të cilën ishte dhe Bejko për të kryer homazhe, madje duke thënë se do merren masa që gjithçka të shkojë siç duhet.Kreu i këtij instituti Simon Miraka ka deklaruar se në homazhe përveç Presidentit të mos jetë asnjë kryetar partie, me qëllim mospolitimizimin e kësaj çështje mjaft të debatuar.Kreu i shoqatës së ish të përndjekurve, Skënder Tufa ka deklaruar më herët se homazhet do të jenë paqësore dhe pa incidente ndërsa dje ai së bashku me ish të përsekutuarit e  tjerë kanë takuar presidentin Nishani të cilit i kanë kërkuar dekorimin e të ndjerit Lirak Bjeko.