100 vjetori, ASH botim me aktet zyrtare administratës së Ismail Qemalit

Aktet zyrtare të Administratës se Ismail Qemalit do të jenë për herë të parë në dispozicion të lexuesit në një botim special për 100 vjetorin e pavarësisë.Në një Intervistë për Ora News, Drejtoreshë e arkivave shqiptare Nevila Nika thotë se ky botim është drejt përfundimit dhe brënda këtij muaji do të përfundojë koleksioni i plotë me rreth një mijë dokumente të qeverisë së Ismail Qemalit me të gjitha dokumentet e ruajtura dhe të shqipëruara me kujdes nga njohësit më të mirë shqiptarë të turqishtes së vjetër.Sipas drejtoreshës, Nika si pasojë e trazirave të shumta politike dhe ushtarake, mendohet se janë zhdukur një pjesë e madhe e dokumenteve të Qeverisë së parë të Shqipërisë, ku problem ende mbetet mosgjetja e aktit origjinal të pavarësisë, megjithëse edhe ai do të përfshihet në këtë botim, falë një fotografie të origjinalit, të gjetur në fototekën Marubi.