Kthehet në atdhe Kontigjenti OMLT-2
Kthehet në atdhe Kontigjenti OMLT-2 “Striking Eagles”, i cili përfundoi misionin e tij në kuadrin e operacionit ISAF të NATO-s në Afganistan.Ceremonia e pritjes së kontigjentit është zhvilluar në ministrinë e mbrojtjes ku Ministri i mbrojtjes Arben Imami përgëzoi kontigjentin për misionin mjaft të suksesshëm.“Ju kryhet një mision fisnik në Kabul duke treguar ato cilësi që Forcat e Armatosura po përpiqen të implementojnë dhe të cilat deri më tani kanë rezultuar të suksesshmë. Ju ishit ekipi i dytë i cili e realizoi më sukses misionin tonë. Ky misioni iu ka shërbyer si një eksperiencë e mirë për vazhdimin e ekipit të tretë që është nisur. Ju garantoj mbështetjen e qeverisë, ministrisë së mbrojtjes dhe ju uroj sukses në detyrat dhe në karrierat tuaja” iu drejtua ministri kontigjenit OMLT2.Kontigjenti prej 32 ushtarësh të OMLT 2 u nis në muajin mars me mision në Afganistan. Në përbërje të tij ishin 20 oficerë dhe nënoficerë nga strukturat e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe 12 oficerë dhe nënoficerë të Gardës së New Jersey, SHBA, të cilët kanë kryer misionin OMLT (trajnues) në Kabul.