Kërkesat në rritje për azil, paralajmërimi i fundit i BE: Merrni masa
Bashkimi Europian u kërkon vendeve të Ballkanit luftë të ashpër kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.Ky ka qenë apeli i komisioneres së Bashkimit Europian për sigurinë, Cecilia Malmstrom në ministerialin e organizuar në vendin tonë ku do të diskutohet problemi i azilkerkuesve te rreme dhe ceshtja e vizave ne zonen Shengen.Sipas komisioneres Malstrom është e nevojshme që të ketë dënime kundrejt këtij fenomeni.“Vijëmësia e angazhimit është me rëndësi në luftën kundër krimit të organizuar duke përfshirë edhe hetimet financiare. Përpjekje duhet tek sekuestrimi i aseteve kriminale. Korrupsioni është mjaft i përhapur dhe lejon infiltrimin e grupeve kriminale në sektorin publik. Duhet të ketë dënime në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. BE do japë ndihme”,- theksoi Malstrom.Ndërkohë që Kryeministri shqiptar deklaroi se do të merren masa më të ashpra ndaj të gjithë atyre personave që shkelin rregullat mbi liberalizimin e vizave.“I percjell KE nepermjet komisioneres Malstrom dhe presidentes qipriote vendosmerine tone per te marre cdo hap dhe per t’i dhene pergjigjen e vendosur fenomentit te azilkerkuesve. Jemi te gatshem te firmosim cdo marreveshje per rikthimin ne vend te personave qe abuzojne me kete vendim shume te rendesishem dhe fisnik. Mbi bazen e ketij qendrimi ne kemi riatdhesuar nga Belgjika, dy here, grupe qe kishin aplikuar ne menyre te pamerituar, po pergatitemi ta bejme kete me Luksemburgun dhe jemi te gatshem ta bejme me secin vend te Shengenit”- u shpreh kreu i qeverise, Berisha, ne fjalen e tij ne ministerialin BE-Ballkan ne Tirane.Ministeriali nën drejtimin e Qipros u mblodh si rezultat i konkluzioneve të Këshillit të Ministrave të Brendshëm të BE-së, në datën 25 tetor, në Luksemburg ku u diskutua për pezullimin të përkohshëm të qarkullimit pa viza për shtetasit e vendeve të Ballkanit në hapësirën Shengen për shkak të abuzimit të personave azilkërkues.