Zgjedhjet në SHBA, vëzhgues edhe nga Shqipëria

Dhe pse jemi mësuar që gjithmonë sa herë kemi procese zgjedhore të jemi në sytë e ndërkombëtarëve dhe monitorimin e rreptë të tyre, tashmë kjo mbetet nje e shkuar pasi një delegacion nga Shqipëria do të udhëtojë drejt SHBA-së për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale .Delegacioni shqiptar përbëhet nga deputetë të dy forcave kryesore politike PD-PS dhe konkretisht nga Mesila Doda, Albana Vokshi, Arta Dade, Ilir Gjoni. 4 përfaqësuesit nga Shqipëria do të jenë pjesë e delegacionit të Asamblesë parlamentare të KiE-së, ku do të marrin pjesë në monitorimin e procesit të zgjedhjeve Presidenciale të SHBA.Votimet e të martës vinë një javë pas uraganit “Sandy” që goditi rëndë brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara. Nuk dihet se çfarë ndikimi do të ketë stuhia në këto votime. Me pjesëmarrjen sa më të madhe në votime që shikohet me shumë rëndësi për rezultatin, të dy kandidatët, Barak Obama dhe Mit Romni, do të vazhdojnë një fushatë të ethshme deri në prag të votimeve.