Aksident tragjik në Fier, e zë poshtë traktori, humb jetën 5-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2012, 17:54
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një fëmijë të vogël është regjistruar mesditën e sotme në Fier.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Luar, ku një traktor ndërsa punonte tokën ka zënë poshtë tij një fëmijë 5 vjec, me iniciale O.M, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e mënjëhershme.Burime nga policia e Fierit bëjnë më dije se është bërë menjëherë ndalimi i drejtuesit të traktorit.Ndërkaq blutë e këtij qyteti kanë nisur hetimet për hedhjen dritë mbi këtë ngjarje si dhe shkaqet e aksidentit, të cilat i kushtuan jetën fëmijës 5 vjecar.