Qytetarë të dorës së dytë

Disa vende të Parlamentit Europian, në takimin e Brukselit të datës 15 tetor nëpërmjet KE-së,  kanë kërkuar rivendosjen e regjimit të vizave për 6 muaj për Maqedoninë dhe Serbinë, dhe pas tre ditësh kanë kërkuar që edhe  Shqipëria ë përfshihet  së bashku me të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor në regjimin e vizave.  Një paradoks i vërtetë dhe një lajm i keq, por i paralajmëruar për Shqipërinë që pas 2009-s, kur janë kërkuar nga BE-ja dhe KE-ja 12 standarde për t’u realizuar, të cilat nuk janë realizuar (përveç dy),  jo vetëm për shkak luftës së hapur politike, por  dhe  për problemet e mprehta sociale-ekonomike. Në këto probleme të mprehta social-ekonomike përfshihen:- pagat e ulura, pensionet e ulura, papunësia në nivele  mbi 14%, mos nxjerrja e minimumit jetik, nivelet e ulëta  dhe jo cilësore të shërbimeve sociale, mungesa dhe cilësia e dobët e shërbimit shëndetësor spitalor dhe parësor publik,- mos zgjidhja e problemeve  të shtresës së të përndjekurve, mos zgjidhja e problemeve të pronës. Janë këto të fundit që kanë shkaktuar emigrimin masiv prej 1.2 milionë banorësh në këto 20 vite, një nga emigrimet me përmasa biblike, me pasoja negative të mëdha, sidomos nga ana sociale, etike me rritjen e divorceve; probleme pronësie etj.Anët pozitive janë rritja e të ardhurave monetare në familjet që kanë emigracion, dhe rritja e nivelit të ndërgjegjësimit të zbatimit të ligjit dhe të rregullave. Megjithë këtë konglomerat problemesh, është politika shqiptare e të dy krahëve ajo që për shkak të përplasjeve të forta politike, ka vonuar zgjidhjen e problemeve, ka shtuar korrupsion dhe nëpërmjet një hipokrizie të ndyrë, vazhdon të reklamojë si fitore ato që populli i ka zgjidhur vetë nëpërmjet emigracionit, dhe përpjekjeve personale për mbijetesë. Gjendja është e rëndë dhe shteti funksion deri në orën 16.00, në qytete e në zonat rurale-duke qenë një shtet që për 22 vite ka shkaktuar një deficit buxhetor mbi 60%, ka shitur pronën shtetërore dhe atë strategjike pa patur miratimin konsensual politik, dhe as ndonjë strategji të qartë  për të forcuar asketet shtetërore; ka ndikuar direkt dhe indirekt në rritjen e korrupsionit nëpërmjet vendosjes në drejtim të militantëve- në vend të teknokracisë dhe meritokracisë, e për pasojë ka shtuar dyshimin dhe mosbesimin e BE-së dhe të KE-së. Këto të fundit në mënyrë paradoksale, krahas miratimit me kushte të Shqipërisë si vend kandidat- kanë sugjeruar edhe kërkesën për të rivendosur regjimin e vizave. Nëse kjo ndodh mendoj se do të shkaktojë një prapaktheu të fortë të Shqipërisë. Prapaktheu e cila do të dëmtojë seriozisht popullin e pafajshëm shqiptar.Burimi