Miraka: Homazhet për Bejkon në institutin e ish të përndjekurve

Instituti i ish të përndjekurve i është përgjigjur pozitivisht këkesës së ish të përndjekurve pjesëmarrës në grevën në të cilën ishte dhe Bejko për të kryer homazhe, madje duke thene se do merren masa qe gjithcka te shkojë sic duhet.Ka qënë një përfaqësi e ish të përndjekurve që kanë biseduar me z. Mirakaj. I vetmi kusht që zoti.Miraka ka vënë, është që në homazhe përvec Presidentit të mos jetë asnjë kryetar partie, me qëllim mospoltimizimin e kësaj cështje mjaft të debatuar.Ndërsa në shtëpin e të ndjerit Lirak Bejko priten e përcjellen miqtë, të cilët ngushëllojë familjarët, kthimi i trupit pritet të martën paradite, ndërsa ceremonia mortore do të jetë të mërkurën.Kreu i shoqatës së ish të përndjekurve, Skënder Tufa ka thënë se homazhet do të jenë paqësore, pa incidente.Më pas z.Tufa dhe ish të persekutuar te  tjerë kanë takuar presidentin Nishani, duke i kërkuar dekorimin e të ndjerit Lirak Bjeko.