Shtyhet gjyqi i Viktor Gushit dhe Gërdecit

Ka filluar në gjykatën e Tiranës gjyqi ndaj Viktor Gushit vrasësit serial i cili akuzohet për 15 vepra penale.Trupi gjykuese i kryesuar nga Altin Abdia lexoi akuzat për kriminelin e së premtes, pasi ai vetëm në këtë ditë kryente grabitjet e tij.Ai akuzohet për vjedhje me pasojë vdekjen 2 herë, ku kanë humbur jetën argjendari Rrapo Sinanaj dhe Eleonora Kaloçi punonjesë e një banke.Gjithashtu ai akuzohet për vjedhje me armë 8 herë, vjedhje e mbetur në tentative 5 herë, plagosje e rëndë me dashje 3 herë si dhe armëbajtje pa leje.Pavarësisht leximit të akuzave gjykata vendosi për shtyrjen e gjyqit, pasi mungonte avokati mbrojtës i të pandehurit. Gjyqtari Abdia kërkoi njoftimin e avokates Vjollca Pustina dhe seanca u shty për datën 9 nëntor.Ndërsa në gjykatën e apelit të kryeqytetit u zhvillua seanca e dyte e çështjes së Gërdecit. Nga 28 të pandehurit e kësaj çështje në sallë ishin vetëm 6, ku pjesa tjetër u përfaqësua nga avokatët mbrojtës.Kjo seancë u shty, pasi nuk ishte njoftuar Luan Hoxha ish shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë i cili tashmë ndodhet në SHBA. Hoxha nuk ka marrë njoftim nga oficeri i policisë gjyqësore dhe për këtë fakt gjykata vendi shtyrjen e seancës.Gjyqtari kërkoi njoftimin e të pandehurit Hoxha dhe n.q.s ai nuk paraqitet në seancën e radhës gjykimi do të vazhdojë në mungesë. Ndërkohë seanca tjetër do të mbahet në datën 9 nëntor,në orën 09:00 .