Berisha: Rama të miratojë 3 ligjet e kërkuara nga KE-ja

Kryeministri Berisha  i ka kërkuar sërish kreut të PS-së Edi Rama të miratojë 3 ligjet e kërkuara nga KE-ja për marrjen e statusit të kandidatit. Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Berisha theksoi se mazhoranca është e gatshme të pranojë sygjerimet e opozitës për tre ligjet."Unë i bëj thirrje zotit Rama të votojë 3 ligjet që janë në Parlament dhe ne jemi të gatshëm të pranojmë edhe sygjerimet për to në përputhje me kushtetutën e vendit. Unë besoj se asgjë më të rëndësishme për politikanin sesa mbajtja e asaj që ai e shpall publikisht. Shqiptarëve u erdhi si një muzikë e këndshme në vesh premtimi i Ramës në vjeshtën e 2011 që ai do të votonte të gjtiha reformat që janë në interes të integrimit dhe ky ishte një lajm shumë i mirë. Dhe mbi këtë premtim u votua reforma elektorale dhe u bë një ndryshim historik në kushtetuën e vendit. Për herë të parë deputetët votuan për të kufizuar imunitetin e tyre dhe kjo do të shënohet në historinë e parlamentii si një aktet më të rëndësishme. Tani janë tre ligjet për të cilat komisioneri Fyle u shpreh në mënyrën me eksplicide për to. Po kështu edhe sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton e cila bëri apel që të bashkohemi në këtë 100 vjetor për hir të Shqipërisë.  Ky 100 vjetor duhet të jetë frymëzues për çdo shqiptar" tha Berisha.Ndërsa i bëri apel opozitës që 3 ligjet e kërkuara për marrjen e statusit të votohen këtë javë, kryeministri Berisha theksoi se mosmiratimi i tyre do të çonte sinjale negative tek çdo qytetar."Është në detyrën e çdo politkani që në interes të vendit, veçanërisht kur kemi të bëjmë me 3 çështje konkrete, ti bashkohemi dhe ti votojmë. Një gjë është i sigurtë që me votimin e tyre fiton çdo qytetar shqiptar, të gjitha forcat politike që bëjnë të mundur miratimin e këtyre ligjeve por mbi të gjitha fitojnë qytetarët, fiton vendi. Mesazhi i mosvotimit është dëshmia më e hidhur e asaj që në këtë vend procesi i integrimit nuk merret seriozisht dhe në këtë vend procesi i integrimit përdoret për qëllime politike dhe elektorale. Por unë e garantoj Ramën se kurrë ndonjëherë shqiptarët nuk do të shpërblejnë bllokimin. S`ka zgjedhës më të mençur në botë sesa shqiptarët sepse kanë pasur si eksperiencë vuajtjen dhe ajo i ka bërë të jenë shumë të vëmendshëm dhe të vlerësojnë sa më saktë. Të besosh se do të dëmtosh qeverinë duke bllokuar gabon rëndë dhe e vërteta është se gjuan drejt vetes tënde” shtoi më tej Berisha.Gjithashtu Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se buxheti i vitit 2013 do të jetë buxheti më i madh në historinë e vendit dhe do të ketë si përparësi rritjen e rrogave dhe pensioneve."Kryefjala e këtij takimi është buxheti i vitit 2013 i cili ashtu sikundër pritet dhe e prisni do të jetë buxheti më i madh në historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Buxheti i vitit 2013 është buxhet i cili tejkalon ndjeshëm buxhetin e vitit që shkoi. Ai kap shifrën e mbi 400 miliard lekë dhe kjo përbën një arritje madhore në historinë e këtij vendi. Kjo është dëshmi  e performancës dhe e funksionimitt të modelit ekonomik të kësaj mazhorance, suksesit të reformave në këtë fushë. Kjo është dëshmi e faktit se kjo ekonomi e vogël por dinamike po i reziston krizës më të madhe që kontinenti ka njohur në 80 vitet e fundit në rrafshin ekonomik dhe financiar” tha Berisha.Kreu i qeverisë gjithashtu theksoi se buxheti i 2013-ës do të jetë i qytetarëve dhe do të bëjë të mundur ndërtimin e projekteve të mëdha në infrastrukturë."820 mijë qytetarë shqiptar do të kenë rritje të të ardhurave të tyre direkt mujore nga arka e shtetit.  Pra nuk do rriten vetëm rrogat por edhe të gjitha pensionet natyrisht me përkujdesjen më të madhe për pensionet më të ulta.  Buxheti do ti japë përgjigjjen më të shkëlqyer investimeve që do të jenë më të mëdha dhe do të firmosin përfundimisht projektet e mëdha të infrastrukturës dhe të një infrastrukture moderne për një vend të zhvilluar. Do të jenë investimet që do të rriten në mënyrë më të ndjeshme në mbështje të fermerëve shqiptarë,në mbështetje të krijimit të fermave të reja me shpejtëisnë më të madhe, për projektet tona kombëtare të arrorëve, në mbështetje të blektorisë dhe serave dhe do  jetë buxheti që do të japë një shkëputje të re në mbështetje të zhvillimit” shtoi Berisha.