Lezhë, tritol shtyllës së tensionit të lartë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2012, 10:53
Tritol shtyllës së tensionit të lartë në fshatin Tresh të Lezhës.Ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm ku një sasi eksplozivi i është vendosur shtyllës së tensionit të lartë duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme.Dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë mungesa e energjisë për mëse një muaj në këtë zonë.Ndërkohë menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes