Premtimet për taksat, mazhoranca i përgjigjet Ramës në Kombinat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2012, 16:27
Qeveria i përgjigjet kreut të opozitës, Edi Rama, për rritjen e taksave për biznesin e vogël.Në një takim me tregtarë të vegjël të njësisë numër 6 në Tiranë, zv.ministri i Financave Alfred Rrushaj dhe ai i Brendshëm Ferdinand Poni e cilësuan si demagogji politikën e Ramës për heqjen e taksave për biznesin e vogel.Ndërkohë ata premtuan politika mbështetëse, ku synimi i kësaj mazhorance është dialogu me biznesin.Ndërsa më pas dy funksionarët e qeverisë kanë biseduar me tregtarët e vegjël, ku premtouan se ndihma për ta nga qeveria nuk do të mugojë.