Skrapar, i shpërthen kapsolla, plagoset 10-vjeçari
Një fëmijë 10 vjeç, nxënës i shkollës "Shaban Polena" në komunën Qendër në Skrapar është plagosur sot nga shpërthimi i një kapsolleje në oborrin e shkollës.Burime pranë Repartit të Kirurgjisë në spitalin e Beratit bëjnë me dije se rreth orës 10:00 ka mbërritur i plagosur vogëlushi, Ernest Rushaj, banor i fshatit Kalanjas, në komunën Qendër.Fëmija është paraqitur me një plagë në dorën e majtë dhe në afërsi të barkut, ndërkohë që mësohet se plagët i ishin shkaktuar nga shpërthimi i një kapsolleje.Mësohet se 10-vjeçari ka qënë duke luajtur në oborrin e shkollës ku dhe ka gjetur një granatë të cilën duket se ka tentuar ta hap duke i qëlluar me gurë.Si rezultat kapsolla mësohet se ka shpërthyher duke e plagosur fëmijën në dorën e majtë dhe në bark. Kanë qënë mësuesit të cilët e kanë transportuar fillimisht fëmijën drejt spitalit të Çorovodës ku mori fillimisht ndihmën e parë shëndetësore dhe më pas 10-vjeçari është nisur drejt spitalit të Beratit ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.Drejt shkollës "Shaban Polena" mësohet se më pas kanë mbërritur ekspertë të policisë së Çorovodës, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Ende nuk dihet se si ka përfunduar kapsollja në ambjentet e shkollës, ndërkohë që për ngjarjen ende nuk ka deklaratë nga policia e Qarkut të Beratit apo Drejtoria Arsimore.