Zgjedhjet, Nishani takohet me ambsadorin e BE-së Sequi

Kreu i shtetit Bujar Nishani  do të takohet sot me ambasadorin e BE-së në Tiranë Ettore Sequi.Takimi mes presidentit dhe diplomatit europian do të zhvillohet në orën 16:00 në presidencë ndërsa pritet që në focus të takimit të jenë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Më herët kreu i shtetit Bujar Nishani u takua me krerët e grupeve parlamentare për tu konsultuar në lidhje me datën e zgjedhjeve.Këta të fundit, përveç kreut të grupit demokrat Astrit Patozi i kanë kërkuar presidentit Nishani që zgjedhjet të zhvillohen më datën 23 qershor.