Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë bashkëpunim me Abu Dabin për thithje investimesh
Dhoma e tregëtisë dhe Industisë në Tiranë ka vendosur një tjetër kontakt bashkëpunimi në sektorin ekonomi të njohur për inevstime në të gjithë botën. Bëhet fjalë për një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Fondit të Zhvillimit të Abu Dabit.Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, gjatë takimit u shpreh se se më fondin Abu Dhabi, u vendorën marrëdhënieve të reja mes dy vendeve me qëllim përthithjen e investimeve. Në këtë takim që zgjati 1 orë, përfaqësuesi nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Abu Dhabit, zoti Muhamed A. Al Neaimi së bashku me kryetarin Nikolin Jakaj dhe anëtarët e kryesisë, Avenir Kika dhe Ylli Ndroqi, folën konkretisht mbi fushat e bashkëpunimit.Zoti. Jaka i bëri një panoramim të mundësive që afrohen për të investuar në vendin tone, duke u ndalur në tre momente kyce: Mundësitë e kapitalit te investimit në vendin tonë që sipas tij janë të mëdha, reformat fiskale janë gjithashtu dhe për mundësinë e thithjes së kapitalit të huaj, si dhe mikpritja që ekziton në Shqipëri.Po kështu zoti. Jaka bëri të qartë se investitorët shqiptarë kanë fituar maturinë e duhur për të qenë bashkëpunues në projekte konkrete. Gjithashtu edhe antarët e dhomës së tregëtisë përshëndetën takimin me delegacionin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke u shpehur mbi ndryshimet dhe invesimet e bëra në vend.Nga ana e tij zoti Muhamed A. Al Neaimi, tha se "ka mundësi të mëdha bashkëpunimi mes dy dhomave të tregtisë dhe është koha e duhur për të forcuar këtë bashkëpunim". Kjo sipas tij bëhet për të rritur nivelin e investimit mes dy vendeve, ku jo vetem sipërmarrësit e Abu Dhabit mund të vijnë të investojnë kapitalin e tyre këtu, por dhe sipërmarrësit shqiptar mund të vijnë në vendin e tyre.