Kakavijë, arrestohet shqiptari, kërkohej për falsifikim dokumentash
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2012, 12:50
Policia greke në doganën e Kakavijës ka bërë të mundur arrestimin e një shqiptari i cili ishte shpallur në kërkim për falsifikim dokumentash.Sipas informacioneve, mësohet se 38-vjeçari shqiptar është kapur në pala greke në Kakavijë në tentativë për tu futur në shtetin Helen.Mësohet se për shqiptarin ishte nxjerrë një urdhër arresti ndërkombëtar nga shteti belg për pjesëmarrje në organizatë që merret me falsifikimin e dokumentave të udhëtimit të shtetasve shqiptarëve drejt Belgjikës.