Oketa: Takimet e presidentit, selektive, anashkaloi FRD-në
Kreu i grupit nismëtar i FRD-së Gazmend Oketa ka akuzuar kreun e shtetit Bujar Nishani se ka marrë vendim të njëanshëm duke e mos ftuar këtë forcë politike në takimet konsultative për datën e zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës.Në një konferencë për shtyp, deputeti Oketa theksoi se Presidenti ka hequr dorë nga roli i tij kushtetues për të qëndruar mbi palët.“Megjithëse këto konsultime janë formale, FRD-ja ka bindjen se veprimi i kreut të shtetit ishte i njëanshëm dhe është një sinjal negativ për transparencën e zgjedhjeve.FRD nuk shqetësohet për akte selektive, por për faktin se zyra e kryetarit të shtetit ka vendosur të heqë dorë nga roli kushtetues duke u bërë pjesë e një pale ” tha Oketa.Sipas Oketës, veprimi i Nishanit vjen pak ditë pas vizitës së sekretares amerikane Klinton, e cila i konsideroi edhe forcat e reja politike në vend.“Në respekt të publikut sqarojmë se FRD është parti parlamentare e krijuar në 30 prill dhe e njohur nga gjykata me vendim të datës 20 qershor 2012. FRD përfaqësohet me 1 deputet si edhe dy partitë e tjera, PBDNJ dhe PR. Alibia e presidentit se pjesë konsultimeve janë vetëm partitë që kanë konkurruar në 2009 nuk qëndron, pasi presidenti nuk po konsultohet për 2009 por për 2013”- tha ai.