Bashkëshortja e Lirak Bejkos: Ceremonia mortore, në familje

Bashkëshortja e Lirak Bejkos, ish të përndjekurit politik i cili ndërroj jetë tre ditë më parë në Itali ka  deklaruar se ceremonia mortore për të ndjerin do të zhvillohet në familje.Ndërsa është pyetur në lidhje me deklaratat e ish të përndjekurve politik se do të zhvillohen homazhe për nder të bashkëshortit të saj, ajo iu përgjigj:  “Homazhet do të zhvillohen në institutin e ish-të përndjekurve politikë, nëse arrihet zgjidhje paqësore”. Ndërkohë ish të burgosurit politikë nuk kanë pranuar ndihmën e asnjë partie politike duke marrë vetë përsipër të gjitha shpenzimet për kthimin në atdhe të të ndjerit të Lirak Bejkos.Trupi i pajetë i Bejkos,  i cili ndërroi jetë në një spital në Bari të Italisë pas u vetëdogj gjatë grevë së ish të burgosurve politik do të mbërrijë të martën dhe ish të përndjekurit kërkojnë që homazhet të mbahen në institutin e ish të përndjekurve politikë.Ambasada e SHBA-së:Pikëllim të thellë për vdekjen e BejkosNdërkohë ditën e djeshme për vdekjen e Lirak Bejkos reagoi edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila ngushëlloi  familjen Bejko për humbjen e të dashurit të tyre.Me anë të njoftimi të bërë publik për shtypin, Ambasada e SHBA në Shqipëri theksoi se “dëshiron t`i shprehë pikëllimin e thellë dhe keqardhjen familjes dhe miqve të Lirak Bejkos, i cili ndërroi jetë më 2 nëntor. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju në këtë kohë hidhërimi”Lirak Bejko u vetëdogj gjatë grevës së  ish-të burgosurve politikë që për 1 muaj përmes kësaj proteste ekstreme kërkuan përfitimin e dëmshpërblimit për vitet e kaluara në burg gjatë kohës së diktaturës.  Bejko u dërgua në Itali për kurim pasi djegiet ishin mbi 50% të trupit. Ai humbi jetën në spital ditën e premte.