Nishani konsultohet për zgjedhjet, propozohet data 23 qershor
23 qershori duket se do të jetë data kur shqiptaret do ti drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare. Partitë parlamentare i janë drejtuar në unison me këtë propozim Presidentit të Republikës Bujar Nishani, i cili ka mirëpritur në zyrën e tij krerët e grupeve parlamentare, për të vendosur datën e zgjedhjeve të përgjithshme.Takimet kreu i shtetit i ka nisur me kreun e grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi, për të vijuar me tej në biseda me një distancë prej 60 minutash me kreun e grupit socialist Gramoz Ruci, atë të LSI Lefter Koka si dhe kreun e PR Fatmir Mediu, nënkryetarin e PBDNJ Thanas Pocin dhe kren e PDIU Shpëtim Idrizi në orën 15.E vetmja parti parlamentare qe nuk ishte ftuar ne takim, ishte Fryma e Re Demokratike, e cila perfaqesohet ne Kuvend nga Gazmend Oketa. Kodi zgjedhor përcakton se zgjedhjet duhet të zhvillohen në dy të dielat e fundit e qershorit , dhe dy variantet e vetme janë 23 qershori dhe 30 qershori.Mësohet se OSBE-ODIHR ka kërkuar që zgjedhjet të zhvillohen në 23 qershor, pasi për shkak të mbajtjes së Asamblesë së OSBE në datat 29-3 korrik, e ka të vështirë të dërgojë vëzhguesit e saj në Shqipëri në fund të muajit.Duke iu referuar kësaj kërkese të OSBE-ODIHR , demokratët thanë se edhe pse nuk kanë asnjë preferencë, data 23 do të ishte më e favorshme.Ndëkohë, kreu i grupit socialist Gramoz Ruci i konfrmoi Ora Neës se për PS zgjedhjet duhen mbajtur në 23 qershor, duke vlerësuar se java e fundit e këtij muaji nuk është e përshtatshme , pasi nis periudha e pushimeve vjetore që mund të rezultojë me pjesëmarrje të ulët të votuesve në zgjedhje.Po ashtu zoti. Ruci tha se në takim i kishte kërkuar Presidentit të shpallë sa më parë dekretin per daten e zgjedhjeve ne mënyrë qe KQZ-së t'i jepet koha e duhur për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore .Në një zë për 23 qershorin kanë qenë Lefter Koka i LSI-së, Fatmir Mediu i PR-së, Shpëtim Idrizi i PDIU-së dhe përfaqësia e PBDNJ-së.Kodi Zgjedhor, parashikon se Presidenti i Repblulikës dekreton datën e zgjedhjeve jo më vonë se 9 muaj nga shpërndarja e Parlamentit në shtator. Por mësohet se kreu i shtetit do ta hedhë firmën e tij në dekret shumë para këtij afati limit.Ora 09:58 Axhenda e takimeve ka nisur me një takim për rreth 30 minuta mes presidentit Nishami dhe kryetari të Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi në presidencë.Në një prononcim për “Ora News”, kreu i grupit demokrat theksoi se Partia Demokratike është e hapur për datat për mbajtjen e zgjedhjeve.“Jemi të hapur për datat për mbajtjen e zgjedhjeve. OSBE ka vështrësi në sjelljen e vëzhguesve në datën e fundit të afatit për zgjedhjet e 2013-ës” ka theksuar ai.Ora 11:04 Ndërsa kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi ka deklaruar pas takimit me kreun e shtetit se ka propozuar datën 23 qershor 2013 për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare."I kërkuam presidentit të dekretojë sa më parë datën e zgjedhjeve. Dekretimi i datës së zgjedhjeve do të bëjë të mundur që KQZ-ja të bëjë gati infrastrukturën zgjedhore” tha Ruçi.Ora 11:54 Të njëjtën qëndrim me kreun e grupit socialist Ruçi ka mbajtur edhe kreu i grupit të LSI-së Lefter Koka. Në një prononcim për "Ora News" pas takimit me presidentin Nishani, Koka theksoi se ka kërkuar nga kreu i shtetit që zgjedhjet të mbahen më 23 qershor 2013.Sipas tij, Presidenti duhet të apelojë forcat politike që të mos humbasin kohë për zbatimin e kodit zgjedhor pasi deri më tani janë shkelur aftet.Ora 12: 58 Kreu i shtetit Bujar Nishani është takuar me kreun e PR-së Fatmir Mediu ndërsa ky i fundit ka konfirmuar për “Ora News” se do t`i kërkojë presidentit që zgjedhjet parlamentare të zhvillohen më 23 qershor.Ora 14:00 Presidenti Nishani është takuar me nënkryetarin e PBDNJ-it Thanas Poçi pasi vetë kreu i kësaj force politike Vangjel Dule nuk mori pjesë në takim. I pyetur nga mediat për datën që është biseduar në takim, Poçi theksoi se data e zgjedhjeve do të caktohet nga Presidenti pas konsultimeve me partitë.Ora 15:00 Kreu i shtetit ka takuar edhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi i cili ka konfirmuar më herët se do të kërkojë që zgjedhjet të zhvillohen më datën 23 qershor.Sipas përcaktimit të Kushtetutës dhe kodit elektoral, zgjedhjet e ardhshme do të duhet të mbahen në gysmën e dytë të qershorit 2013 dhe presidentit do t’i duhet të zgjedhë mes dy të dielave të kësaj periudhe.“Zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit, brenda periudhës që shtrihet nga 15 marsi deri më 30 qershor, ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor”, thuhet në nenin 8 të Kodit.Ndërsa në pikën 1 të nenit 9 thuhet: “Data e zgjedhjeve për Kuvendin caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës, sipas rregullave të parashikuara në nenin 65 të Kushtetutës. Zgjedhjet për Kuvendin zhvillohen në një nga dy të dielat e fundit, brenda periudhës zgjedhore të përcaktuar në nenin 8 të këtij Kodi, dhe në çdo rast, jo më vonë se 30 ditë para datës së mbarimit të mandatit të Kuvendit”.Ora 15:57 Presidenca zbardh takimin e Nishanit me përfaqësuesit e partiveNë përmbushje të kërkesës së Kodit Zgjedhor për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi sot konsultime me përfaqësues të partive politike parlamentare.Në takimet me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, zotin Astrit Patozi, me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, zotin Gramoz Ruçi, me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zotin Lefter Koka, me Kryetarin e Partisë Republikane, zotin Fatmir Mediu, me Kryetarin e Partisë Drejtësi, Integrim, Unitet, zotin Shpëtim Idrizi si dhe me një përfaqësi të PDDNJ-së, Kreu i Shtetit diskutoi për datën më të përshtatshme të zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.Presidenti Nishani shprehu gatishmërinë e tij për të dëgjuar dhe vlerësuar mendimin dhe sugjerimet e partive politike në lidhje me këtë çështje.Të gjithë përfaqësuesit e partive politike vlerësuan ftesën e Presidentit të Republikës për t’u konsultuar me partitë politike parlamentare si një praktikë pozitive të kulturës dhe sjelljes së duhur politike dhe ofruan propozimet e tyre konkrete.Pothuajse të gjitha propozimet e përfaqësuesve të partive parlamentare ishin në përputhje me njëra-tjetrën, çka u vlerësua shumë nga Presidenti i Republikës dhe u konsiderua prej tij si një ndihmesë e rëndësishme në marrjen e vendimit për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.