Nikolla: Administrata tatimore po sulmon me gjoba biznesin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2012, 15:13
Kryetarja e njësisë minibashkiake numër 1 në Tiranë, Lindia Nikolla ka denoncuar atë që ajo e cilësoi sulm të administratës tatimore me gjoba ndaj biznesit të vogël.Sipas saj këto gjoba janë sa 25% e xhiros vjetore të këtyre biznesve.Ajo ka theksuar se PS do të jetë në krah të biznesit të vogël që e sheh si partner strategjik për rimëkëmbjen e ekonomisë.