Lezhë, aksidentohet autobuzi nga Kosova, s`ka të lënduar

Një autobus nga Kosova është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Lezhë por fatmirësisht pa dëme në njerëz.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Rrilë të Lezhës ku autobusi me targa Kosove i cili udhëtonte nga Shkodra drejt Tiranës ka dalë nga rruga dhe është përplasur.Fatmirësisht autobusi ishte pa pasagjerë në kohën e aksidentit pasi më herët kishte transportuar drejt Shkodrës peligrinë myslimanë të cilët ishin kthyer nga Meka.Sipas informacioneve as drejtuesi i automjetit Bujar Cuni nuk ka pësuar dëmtime.Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.