Trupi i Bejkos vjen të martën, Tufa: S`pranojmë ndihmë nga asnjë
Ish të burgosurit politikë nuk kanë pranuar ndihmën e asnjë partie politike duke marrë vetë përsipër të gjitha shpenzimet për kthimin në atdhe të të ndjerit të Lirak Bejkos.Trupi i pajetë i Bejkos, i cili ndërroi jetë në një spital në Bari të Italisë pas u vetëdogj gjatë grevë së ish të burgosurve politik do të mbërrijë të martën dhe ish të përndjekurit kërkojnë që homazhet të mbahen në institutin e ish të përndjekurve politikë.Kreu i shoqatës së ish të burgosurve politikë Skënder Tufa kërkoi që politika të mos abuzojë me deklaratat mbi vdekjen e Lirak Bejkos, që bashkëvuajtësit e tij e quajnë hero.Ambasada e SHBA-së:Pikëllim të thellë për vdekjen e BejkosDy ditë nga ndarja nga jeta e 47-vjeçarit ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila ka ngushëlluar familjen Bejko për humbjen e të dashurit të tyre.Me anë të njoftimi të bërë publik për shtypin, Ambasada e SHBA në Shqipëri thekson se "dëshiron t`i shprehë pikëllimin e thellë dhe keqardhjen familjes dhe miqve të Lirak Bejkos, i cili ndërroi jetë më 2 nëntor. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju në këtë kohë hidhërimi"FRD: Lirak Bejko, viktimë e dy regjimeveNdërkohë FRD ka bërë përgjegjës qeverinë për vdekjen e ish të burgosurit politikë.Përfaqësuesi i departamentit të ish të persekutuarve në FRD, Daut Gumeni ka bërë thirrje për homazhe në nderim të tij."Fryma e Re Demokratike është sot këtu për t’i bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike dhe preference, pa dallim moshe dhe raporti me të shkuarën, të bashkohen një ditë të vetme, pak orë të vetme, në heshtje, për të nderuar sic e meriton Lirak Bejkon, për t’i dhënë lamtumirën atij që dha jetën për lirinë tonë, për të marrë pjesë në funeralin e dhimbjeve të shkuara e të sotme dhe kështu, për të dhënë shembullin se edhe shqiptarët, ashtu sic tha sekretaria e shtetit amerikan Hilari Klinton, janë të aftë ta kuptojnë demokracinë e vlerat e saj, të reagojnë dhe të kujdesen për kultivimin e saj dhe me fisnikëri e kurajë të bëjnë gjithcka për një shoqëri më humane, shtet më demokratik, demokraci më funksionale dhe Shqipëri më europiane. Ky është detyrimi ynë moral, ligjor dhe human ndaj Lirak Bejkos dhe të gjithë atyre si ai që dhanë jetën e tyre për më shumë liri, demokraci e përparim" tha Gumeni.Lirak Bejko u vetëdogj gjatë grevës së ish-të burgosurve politikë që për 1 muaj përmes kësaj proteste ekstreme kërkuan përfitimin e dëmshpërblimit për vitet e kaluara në burg gjatë kohës së diktaturës. Bejko u dërgua në Itali për kurim pasi djegiet ishin mbi 50% të trupit. Ai humbi jetën në spital ditën e premte.