Vrasja e 9-vjeçarit në Mamurras, vijon hasmëria mes dy familjeve

Vijon hasmëria mes familjeve Shkreta dhe Llani në Fushë Mamurras.  Mesditën e sotme janë qëlluar me armë dy djemtë e Mark Shkretës, i cili u ekzekutua në korrik të këtij viti në Tiranë.Sipas informacioneve ka gjetur vdekjen Gentian Shkreta ndërsa është plagosur rëndë djali tjetër i familjes Shkreta Leli Shkreta.NgjarjaNgjarja e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Fushë Mamurras.  Dy djemtë e familjes Shkreta,  janë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën Gentian Shkreta  ndërsa është plagosur rëndë Leli Shkreta.Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal por më pas si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për një ndihmë më të specializuar.Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Vritet më 5 qershor djali 9-vjeçar, plagoset xhaxhai i tijNë qershor Olgert dhe Mariglen Shkreta, vranë një 9-vjeçar (djali i Jetmir Llanajt) gjatë një atentati, duke bërë që dy familjet Llanaj dhe Shkreta të hynë në hasmëri. Mark Shkreta, babai i dy autorëve të atentatit të 5 qershorit në Mamurras ku humbi jetën 9-vjecari Endrit Llani dhe u plagos rëndë xhaxhai i tij, u vra mëngjesin e 20 korrikut në kryeqytet,  në rrugën "Hoxha Tahsin" në kryeqytet ndërsa ai autor i vrasjes u akuzua Jetmir Llani.