Shkodër, hidhet nga ura e vjetër e bunës 41-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2012, 14:36
Një 41-vjeçar është hedhur sot nga ura e vjetër e Bunës në Shkodër.Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme ku shtetasi Adnand Tula nga Shkodra, me profesion hidraulik ka lidhur duart në mënyrë që të fundosej dhe është hedhur nga ura.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe polumbarët të cilët kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë.Dyshohet se shkak është bërë depresioni dhe kushtet e vështira ekonomike ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.