Kisha ortodokse: Parlamenti të dënojë masakrat greke

Kisha ortodokse e pavarur kombëtare shqiptare kërkon nga Parlamenti shqiptar të miratojë një rezolutë ku të dënojë masakrat e bandave shoviniste greke kundër popullsisë shqiptare të kryera në vitin 1914 e në vazhdin si në jug të atdheut dhe në çamëri.Në një prononcim për mediat famulltar i kësaj kishe At Nikolla Marku ka vlerësuar historianët që po nxjerrin fakte të dobishme në të mirë të historisë kombëtare shqiptare ndërkohë që dënon me forcë pjesëmarrjen e njerëzve të veshur me rrobën e priftit në ceremoninë publike për të ashtuquajturin Vorio-Epir.Ndër të tjera At Nikolla Marku kërkon që eshtrat e ushtrisë greke të shkojnë në vendin e tyre siç kanë bërë vendet e tjera.