Ruli me fermerët: T`i tregojmë Ramës fshatin e vërtetë

Vazhdojnë akuzat dhe kundërakuazat midis kreut të opozitës dhe ministrit të bujqësisë. Këtë radhë ministri i bujqësisë Genc Ruli ka vizituar fermerët e Malësisë së Madhe të cilët që prej disa vitesh kultivojnë e shesin me sukses bimë mjekësore ,kryesisht sherebelen.Në fjalën e mbajtur në këtë zonë minstri i bujqësisë e përcaktoi kryetarin e PS-së si një “rilindës të vonuar” i cili nuk e njeh bujqësinë shqiptare.Më shumë se 26 milion lekë janë dhënë gjatë këtij vitit për të subvencionuar dhe mbështetur fermerët që kultivojnë bimë medicinare.Të dhënat zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit bëjnë me dije se deri më tani janë bërë 314 aplikime me një sipërfaqe prej 376 hektarë të mbjella me bimë medicinale.